Presidenti Begaj uron shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar shqiptarët me rastin e 114-vjetorit të Pavarësisë, duke shprehur krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Ditës së Flamurit nga Vlora, qyteti i Pavarësisë. Ai u bashkua me Kryeministrin e Shqipërisë, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Presidenten e Republikës së Kosovës, Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe drejtuesit vendorë të Vlorës për të nderuar kujtimin e Ismail Qemalit dhe të etërve të Pavarësisë.
Në mesazhin e tij, Presidenti Begaj shprehu krenari për historinë dhe besim në forcën e unitetit, duke thënë: "Nga Vlora e Pavarësisë, gëzuar 114-vjetorin e Ditës së Flamurit të gjithë shqiptarëve! Me krenari për historinë tonë, me dashuri për atdheun dhe besim në forcën e unitetit, le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim, përparim dhe shpresë në të ardhmen e vendit tonë. Gëzuar! Rroftë Shqipëria dhe kombi shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët!"