Aktualitet
Dhuna përshkallëzohet në protestën kombëtare në Tiranë
Një protestues u plagos dhe u mor në ndihmë nga autoambulanca gjatë protestës kombëtare në sheshin Skënderbej në Tiranë.

Protesta kombëtare e nisur që prej orës 10:00 të mëngjesit sot në sheshin Skënderbej në Tiranë ka përshkallëzuar në akte dhune. Në disa prej akteve të dhunës janë përfshirë edhe të mitur, të cilët janë parë duke goditur xhamat me gurë dhe shkopinj druri. Një protestues ka mbetur i lënduar gjatë protestës dhe është marrë në ndihmë nga një autoambulancë. Autoambulanca e ka marrë protestuesin e plagosur dhe e ka dërguar në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" për një shërbim mjekësor më të plotë.