Aktualitet
Fëmijë 7-vjeçar humb jetën pasi zëhet poshtë nga porta e banesës
Një ngjarje tragjike u regjistrua në Bathore, ku një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pasi u zë poshtë nga porta e banesës dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Një ngjarje tragjike u regjistrua mesditën e shtunës në Bathore, në zonën e Kamzës, në periferi të Tiranës. Një fëmijë 7-vjeçar ka humbur jetën pasi u zë poshtë nga porta e banesës. Fëmija u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, i mituri nuk ka mundur të mbijetojë plagëve të marra.