Protestuesit përdorin mburoja artizanale prej hekuri në përballje me policinë
Protestuesit në kryeqytet kanë përdorur një taktikë të re duke vendosur flamurin kuq e zi mbi mburoja artizanale prej hekuri përballë policisë.

Protestuesit në kryeqytet kanë përdorur një taktikë të re gjatë përballjes me forcat e policisë. Disa prej tyre kanë improvizuar mburoja prej hekuri, mbi të cilat kanë vendosur flamurin kuq e zi, duke i mbajtur përpara trupit në momentet e konfrontimit me efektivët. Protestuesit janë rreshtuar me këto mburoja përballë kordonit të policisë, në një tjetër formë përballjeje pas përdorimit të molotovëve, gurëve dhe fishekzjarrëve gjatë tubimit. Ndërkohë, policia ka vijuar ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion.