Aktualitet

Besëlidhja mposht Kukësin, Bylis fiton në transfertë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Besëlidhja e Lezhës fitoi ndaj Kukësit me rezultatin 2-1, ndërsa Bylis mundi Sopotin me rezultatin 4-2.

Foto nga burimi: Kategoria e Parë/ Besëlidhja mposht Kukësin, Bylis fiton në transfertë

U luajtën këtë të shtunë 4 ndeshje të javës së 12 të Kategorisë së Parë. Besëlidhja e Lezhës mori një fitore të rëndësishme me Kukësin me rezultatin 2-1 që i jep asaj mundësinë për të parakaluar pikërisht verilindorën në klasifikim. Bilali dhe Hila ishin ata që shënuan për Besëlidhjen, ndërsa Kukësi shënoi golin e barazimit të përkohshëm me Bespallov. Fitore shënoi edhe Bylis që mundi në transfertë Sopotin me rezultatin 4-2 dhe tani është në vendin e dytë me 22 pikë, 1 më pak se Pogradeci që kishte fituar një ditë më parë me Ilirinë 3-0. Surprizoi sërish Oriku që regjistroi fitoren e dytë në kampionat pasi mundi Sopotin me rezultatin e ngushtë 1-0 për të shkuar në kuotën e 8 pikëve duke iu larguar kështu vendit të fundit teksa tani e sheh veten në vendin e 10. Nuk pati fitues sfida mes Kastriotit dhe Burrelit e cila u mbyll me barazimin 1-1, ndërsa sfida mes Flamurtarit dhe Besës u shty për në një datë të mëvonshme për shkak të kushteve meteorologjike.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.