Aktualitet
Dëbora e parë zbardh Shebenikun, Fushë Studa pret turistët
Dëbora e parë ka mbuluar zonat malore të qarkut të Elbasanit, duke sjellë pamje dimërore në Parkun Kombëtar të Shebenikut dhe duke bërë gati fshatin turistik të Fushë Studës për turistët.

Dëbora e parë ka zbardhur zonat malore të qarkut të Elbasanit, duke sjellë pamje dimërore në një prej destinacioneve më të bukura natyrore të vendit. Reshjet kanë mbuluar me dëborë Parkun Kombëtar të Shebenikut, ndërsa temperaturat e ulëta kanë krijuar atmosferën e parë të dimrit në këtë zonë. Edhe fshati turistik i Fushë Studës është duke u bërë gati të mirëpresë vizitorët që zgjedhin destinacionet malore për të shijuar peizazhet dimërore.