Tensionet në Tiranë: Protestuesit përplasen me policinë, thyejnë dritaret e Bashkisë
Protesta në Tiranë vazhdon me tensione dhe incidente, ku protestuesit kanë hedhur sende në drejtim të autobotit të policisë dhe kanë thyer dritaret e Bashkisë së Tiranës.

Protesta në kryeqytet vazhdon me përplasje dhe incidente. Protestuesit kanë hedhur sende në drejtim të autobotit të Policisë dhe kanë thyer edhe xhamat e godinës së Bashkisë së Tiranës. Gjatë këtyre përplasjeve, protestuesit kanë brohoritur “Poshtë diktatura”, duke rritur më tej tensionet në zonën pranë Bashkisë.
Policia ka përdorur autobotin me ujë dhe gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën dhe për të menaxhuar situatën. Protesta është shoqëruar gjatë orëve të fundit edhe me hedhje molotovësh në drejtim të institucioneve, si dhe me raportime për protestues të lënduar. Situata në Tiranë mbetet e tensionuar dhe në zhvillim.