Protesta e Dhunshme: 35 Të Lënduar dhe 16 Protestues të Shoqëruar në Pоли
Gjatë protestës së dhunshme të 28 nëntorit, 35 persona janë paraqitur në spitale për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa 16 protestues janë shoqëruar në polici.

Protesta e dhunshme e 28 nëntorit ka lënë pasoja të rënda, me 35 persona të lënduar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Sipas njoftimit zyrtar të Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 30 persona të lënduar, mes tyre 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias dhe 3 kalimtarë.
Një prej gazetarëve të lënduar është shtetase e huaj. Nga efektivët e policisë, dy janë transferuar për trajtim në QSUT, ndërsa një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës me këshillën e mjekut. Ministria bën me dije se aktualisht në Spitalin Universitar të Traumës po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.
Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 persona të tjerë: 3 efektivë policie, një protestues dhe një punonjës sigurie. Sipas përditësimit zyrtar, deri në orën 18:00, gjithsej 4 të lënduar kanë lënë spitalin. Gjithashtu, 16 protestues janë shoqëruar në polici pas protestës së dhunshme.