Protesta: 35 të lënduar, përfshirë protestues, policë dhe përfaqësues të medias
Numri i personave të lënduar nga protesta ka arritur në 35, duke përfshirë 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias, 3 kalimtarë dhe një punonjës sigurie.

Protesta e sotme ka rezultuar në një numër të konsiderueshëm të personave të lënduar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të lënduarve ka shkuar në 35. Mes tyre janë 13 protestues, 9 efektivë policie, 6 përfaqësues të medias, 3 kalimtarë dhe një punonjës sigurie.
Në Spitalin Universitar të Traumës, janë paraqitur 30 persona të lënduar, ndërsa 5 të tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT. Nga të lënduarit, 9 janë efektivë policie, 12 janë protestues, dhe 6 janë përfaqësues të medias. Një përfaqësues i medias është shtetas i huaj.
Të gjithë të lënduarit janë në gjendje shëndetësore stabile. Në QSUT, aktualisht po marrin trajtim 26 pacientë. Deri tani, 4 të lënduar kanë lënë spitalin me këshillën e mjekut.