Situata qetësohet në Sheshin "Skënderbej" pas orësh protestash të dhunshme
Pas orësh protestash të dhunshme, situata në Sheshin "Skënderbej" është qetësuar dhe policia ka marrë kontrollin e zonës.

Situata në Sheshin "Skënderbej" është qetësuar pas disa orësh protestash të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Gjatë protestave, janë hedhur molotov, gurë, gaz lotsjellës dhe ujë me presion mes palëve. Policia ka marrë kontrollin e sheshit dhe protestuesit janë shpërndarë.
Protesta kombëtare e qytetarëve, e cila u zhvillua më 28 Nëntor, Dita e Pavarësisë, përshkallëzoi në dhunë para Kryeministrisë. Protestuesit fillimisht hodhën gurë dhe molotovë në drejtim të efektivëve të policisë, ndërsa edhe këta të fundit u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe me ujë me presion.
Gjatë protestave, protestuesit kanë qëlluar me molotovë edhe godinën e Partisë Socialiste dhe kanë vendosur flakën Teatrit të Kukullave.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 30 persona të lënduar, mes tyre 9 efektivë policie, 12 protestues, 6 përfaqësues të medias dhe 3 kalimtarë, janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës. Nga efektivët e policisë, dy janë transferuar për trajtim në QSUT, ndërsa një protestues dhe një përfaqësues i medias kanë lënë Spitalin e Traumës. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht në QSUT po marrin trajtim 26 pacientë, të gjithë në gjendje shëndetësore stabël.