Aktualitet
Protestuesit mbeten në shesh, policia përdor ujë me presion
Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, duke brohoruar kundër bluve, ndërsa policia përdor autobotin me ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, pavarësisht ndërhyrjeve të policisë. Ata janë shpërndarë në zona të ndryshme, duke bërë që situata të mbetet e tensionuar. Efektivët e policisë kanë përdorur sërish autobotin me ujë me presion për të larguar turmën, por protestuesit nuk janë tërhequr nga sheshi dhe vazhdojnë të brohorasin me thirrje kundër bluve.