Aktualitet

Berisha: Akuzat e Ramës janë bajate dhe faqja e tij e zezë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Shqiptarja.com ·

Sali Berisha i përgjigjet akuzave të PS-së se janë demokratët ata që qëndrojnë pas akteve të dhunës gjatë protestave.

Foto nga burimi: PD pas akteve të dhunës në protesta? Berisha i përgjigjet PS-së: Akuza bajate të Ramës, nuk na e thatë se kush është armiku i huaj kësaj radhe - Shqiptarja.com

Sali Berisha iu përgjigj akuzave të PS-së se janë demokratët ata që qëndrojnë pas akteve të dhunës gjatë protestave. Nga konferenca për shtyp në selinë blu, Berisha i cilësoi akuzat si bajate dhe ironizoi qendrimin e Edi Ramës se pas kësaj situate qëndrojnë duar të huaja që nuk e duan Shqipërinë në BE. Berisha përsëriti thirrjen për dorëheqjen e Ramës. “Partia Demokratike deklaron se mbështet me të gjithë potencialin e saj këtë protestë dhe do ta mbështesë deri në fund. Akuzat bajate të Edi Ramës janë turpi dhe faqja e tij e zezë, sipas të cilit kjo protestë është rezultat i armikut të brendshëm, që është opozita, dhe armikut të jashtëm. Kësaj here nuk e morëm vesh, nuk e kemi idenë nëse është Greqia, Irani, Serbia apo dikush tjetër, por flasim për një armik të jashtëm në bashkërendim me opozitën. Opozita do të qëndrojë me të gjitha fuqitë e saj në mbështetje të kësaj proteste. Jep dorëheqjen, largohu menjëherë!”, tha Berisha.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.