Aktualitet

Shqipëria, një shtëpi e ndarë më dysh

2 min leximPublikuar më

Burimi: Shqiptarja.com ·

Sondazhet e bërë në Shqipëri tregojnë se vendi është i ndarë më dysh për radikalizimin e protestave, ndërsa faktorët që ndikojnë në këto opinione të ndara janë mënyra e votimit vjet dhe niveli arsimor.

Foto nga burimi: Shqipëria, një shtëpi e ndarë më dysh - Shqiptarja.com

Një analizë e thellë e emisioneve televizive, portaleve dhe rrjeteve sociale tregon se komente/qendrime përkrahëse për radikalizimin e protestave në Shqipëri dominonë aktualisht. Sondazhet elektronike të bërë në vend tregojnë se Shqipëria është një shtëpi e ndarë më dysh, sa i përket opinionit për radikalizimin e protestave. Diçka më shumë se gjysma nuk janë dakord me radikalizimin e protestave, ndërsa pjesa tjetër janë dakord me të, ose janë të dyzuar.

Faktori më i rëndësishëm që ndikojnë në këto opinione të ndara është mënyra e votimit vjet. Shumica dërrmuese e atyre që janë kundër radikalizimit të protestave votuan vjet për PS-në, por ka edhe jo pak që nuk votuan fare. Nga ana tjetër, shumica dërrmuese e atyre që janë pro radikalizimit apo që janë të dyzuar votuan vjet për partitë e ndryshme opozitare, ose nuk votuan fare.

Një faktor tjetër, më pak i rëndësishëm statistikisht, është niveli arsimor. Nga analiza e përgjigjeve të të anketuarve, më rezultoi se ka një korrelacion të butë statistikor mes tij dhe nivelit të përkrahjes së protestave radikale – sa më i ulët niveli arsimor, aq më i lartë niveli i përkrahjes së radikalizimit (pro, të dyzuar, kundër).

Në kushtet kur protestat e dhunshme po vazhdojnë çdo ditë, dhe kur pothuaj gjysma e popullsisë nuk i dënon ato mendërisht, Kryeministri Rama mund të kërkojë shpërndarjen e parlamentit. Dhe më pas, Presidenti Begaj do t’i duhet të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme brenda 45 ditësh (sipas Kushtetutës). Kur t’i zhvillohen zgjedhjet, ata që janë të pakënaqur me qeverinë le të votojnë PD-në e Berishës, PL-në e Metës, PR-në e Mediut, Partinë Mundësi të Shehajt, Lëvizjen Bashkë të Qorit, Lëvizjen Shqipëria Bëhet të Lapajt, etj. Dhe në qoftë se këto parti arrijnë të marrin më shumë vota se PS-ja, hallall u qoftë, le ta krijojnë një qeveri të re (nëse ia dalin të bëhen bashkë).

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.