Aktualitet
Protesta në Tiranë: Ambasada e SHBA-së kërkon që qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme
Protesta në Tiranë, ambasada e SHBA-së kërkon që qytetarët të shprehin qëndrimin e tyre në mënyrë të ligjshme dhe paqësore.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka lëshuar një deklaratë për Euronews Albania, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të protestave në mënyrë të ligjshme dhe paqësore. Në përgjigjen e tyre, ata kërkuan që qytetarët të marrin pjesë në protesta në mënyrë të ligjshme dhe paqësore, duke përmendur se "Aktet e dhunës nuk janë pjesë e angazhimit qytetar".