Protestuesit tallen me djalin e Fahri Balliut, e hedhin në Lanë dhe ikën si "ballist"
Deputeti i PD, Klevis Balliu, është marrë në krahë nga një grup protestuesish dhe është hedhur në lumin e Lanës.

Protestuesit e kanë tallur dhe hedhur në lumin e Lanës djalin e deputetit të PD, Klevis Balliu. Balliu është marrë në krahë nga një grup protestuesish dhe është hedhur në lumin e Lanës. Për t’i shpëtuar dhunës, Balliu ka kaluar Lanën tejpërtej me këmbë dhe është ngjitur në anën tjetër të saj. Në video dëgjohen protestuesit që i thonë: “Ku shkon, ore?”, duke menduar se do të përpiqej të dilte sërish nga ana ku e kishin hedhur. Dy ditë më parë, Balliu udhëzonte protestuesit të digjnin Ministrinë e Arsimit. Kjo shkaktoi shumë zemërim tek protestuesit e tjerë, të cilët u ndien të përdorur prej tij.