Ish-zv.ministri: Nuk do të rikthehem në PS, besoj në partitë e reja
Ish-zëvendësministri Oltion Rrumbullaku ka thënë se nuk do të rikthehet në Partinë Socialiste, duke kritikuar partinë për të mos përfaqësuar politikën e majtë dhe për të mos munduar të rritë standardet e jetesës për të rinjtë në Tiranë.

Ish-zëvendësministri Oltion Rrumbullaku ka komentuar në emisionin “Review” me Greta Topjana zhvillimet politike dhe protestat e zhvilluara gjatë katër ditëve të fundit në vend. Ai u pyet nëse do të rikthehej sërish në Partinë Socialiste dhe u shpreh se nuk do ta bënte një gjë të tillë.
“Nuk do rikhehesha. Unë do mbështes çdo forcë politike që synon tejkalimin e kësaj politike të vjetër. Nuk ka Parti Socialiste. Ps nuk bën politikë të majtë. Të rinjtë në Tiranë nuk arrijnë dot të paguajnë qeratë, kafet, të ushqehen. Shpresoj të ketë shum parti të reja, besoj në parti të reja”, tha ai.
Rrumbullaku shprehu gjithashtu keqardhje për votën e tij të mëparshme për PS-në, në periudhë kur mbante një post në këtë parti. “Sa i përket votës time, mallkoj veten që kam votuar për një narko regjm. Këto pasoja ekonomike do jenë 20 vite për tu tejkaluar. Tirana sot ka minimalisht deri në 60 mijë aparatamente që i kanë ministrat.
Mua më vjen keq kur më thonë zëvendës ministër sepse në 2013 kam qenë në debatet më kryesore, një kontribues që atëherë PS-ja të fitonte ato zgjedhje. Të më quash të tillë është krejt e parëndësishme, tha Oltion Rrumbullaku.