Aktualitet
Protesta në Tiranë, Ambasada e SHBA: Protestoni paqësisht dhe konform ligjit!
Protesta në Tiranë, Ambasada e SHBA: Protestoni paqësisht dhe konform ligjit!

Ambasada e SHBA-së në një deklaratë për Vizion Plus për protestat që po zhvillohen prej 4 ditësh në Tiranë, shprehet se qytetarët të protestojnë, por në mënyrë paqësore. Sipas Ambasadës së SHBA-së, trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar. "Nxisim qytetarët që marrin pjesë në protestat të veprojnë në mënyrë ligjshme dhe paqësore. Trazirat e dhunshme nuk kanë vend në angazhimin qytetar", thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së për Vizion Plus.