Rama: Nuk do lejojë që politika e falimentuar të rrëmbejë lirinë përmes dhunës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh në Facebook, duke deklaruar se nuk do të lejojë që politika e falimentuar të rrëmbejë lirinë përmes dhunës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh në Facebook nga një biznes i dëmtuar gjatë protestës, ku foli për dhunën, të drejtat e studentëve, rritjen e pagave dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Rama theksoi se mbrojtja e të rinjve dhe e qytetarëve është përgjegjësi e qeverisë, duke deklaruar se nuk do të lejojë që e ardhmja e tyre të rrezikohet. Ai nënvizoi se përgjegjësia e tij është të mbrojë qytetarët, të garantojë drejtësinë dhe të vijojë procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Gjatë mesazhit, Rama u ndal edhe te pagat dhe digjitalizimi i shërbimeve publike, duke theksuar se ato kanë ardhur në rritje dhe do të vijojnë të rriten. Rama theksoi se studentët kanë të drejtë të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes protestave paqësore, ndërsa dëmtimi dhe grabitja e bizneseve përbëjnë akte kriminale. Ai deklaroi se nuk do lejojë që politika e falimentuar me maska të rrëmbejë lirinë përmes dhunës.