Aktualitet
Leka: Letra e Spiropalit është si gjahtari që rri në pritë për të gjuajtur lepuri përpara
Analisti Martin Leka ka shprehur ironi ndaj deputetës Spiropali për letren e saj që i drejtohet kryeministrit, duke e krahasuar atë me një gjahtar që rri në pritë për të gjuajtur lepuri përpara.

Në një bisedë në News Hour, Leka ka thënë se letra të tilla ngjajnë me të tremburit që sa dëgjojnë një zhurmë mbyllin veshët e thonë nga po na vjen. Ai ka shprehur se është gati të shkruajë një letër edhe ai për kryeministër, dhe aty do të thotë çfarë mendon. Leka ka thënë se është lufta e brendshme në Partinë Socialiste dhe se zonja që merret me letra është e pabesueshme dhe s’mund të bëhet kurrë as Mamicë nën vellon e Skënderbeut të famshëm.