Protesta ekstremiste në Europë: përplasje të grupeve të majta në shtete të BE-së
Protesta masive dhe përplasje të dhunshme janë regjistruar në shtete të BE-së, duke përfshirë Francë, Itali, Spanjë, Belgjikë dhe Greqi, për shkak të krizës së kostos së jetesës dhe rritjes së çmimeve të karburanteve.

Protesta ekstremiste në Europë po bëjnë që të gjithë të ngulmohen në vëmendjen e BE-së. Sipas raporteve zyrtare, skena të ngjashme dhune dhe destabilizimi janë regjistruar pothuajse njëkohësisht në disa nga qendrat kryesore të Europës. Protesta kanë përfshirë disa nga shtetet me peshën më të madhe politike dhe ekonomike në BE.
Në Francë, protesta masive janë regjistruar në të gjithë vendin, duke përfshirë Parisin, Marsejën dhe Nantwn. Protesta filluan nga studentët dhe mësuesit për shkak të kushteve të këqija dhe mungesës së fondeve në shkolla, por tashmë u janë bashkuar sindikatat, fermerët, taksitë dhe lëvizja e “Jelekëve të Verdhë”. Ata protestojnë fuqishëm kundër krizës së kostos së jetesës dhe rritjes së çmimeve të karburanteve, duke shkaktuar përplasje të dhunshme me policinë.
Në Itali, mijëra studentë kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesore si Roma, Torino dhe Verona. Ata po marshojnë përpara Ministrisë së Arsimit për të kundërshtuar politikat qeveritare, mungesën e fondeve në arsim dhe për të kërkuar kushte më të mira studimi.
Në Spanjë, të gjitha qytetet kryesore, me në krye Madridin, janë përfshirë nga protesta masive kundër krizës së strehimit. Qytetarët po protestojnë kundër rritjes abuzive të qirave dhe dështimit të ligjit të ri për strehimin urgjent, situatë e cila e detyroi kryeministrin Pedro Sánchez të shpallë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Në Belgjikë, janë regjistruar manifestime të rëndësishme nga të rinjtë dhe grupet sociale, të cilët ndiejnë të njëjtin zhgënjim ndaj qeverive sa i përket mundësive të punësimit dhe rritjes së kostove të përgjithshme.
Në Greqi, manifestimet tradicionale të grupeve anarkiste e të majta shoqëruan aktivitetin e tyre me hedhjen e koktejve molotov ndaj ndërtesave publike dhe djegien e automjeteve.
Në Shqipëri, prej 5 ditësh protesta të dhunshme janë regjistruar, kryesisht në kryeqytet, të cilat janë shoqëruar me persona të dëmtuar, arrestime, apo edhe shkatërrim të pronës private.