Ish-ministri Arben Malaj: Dorëheqja e Ramës është domosdoshmëri kombëtare
Ish-ministri socialist Arben Malaj ka bërë një apel për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të eksponentëve të lidhur me modelin e qeverisjes së sotme.

Ish-ministri socialist dhe pedagogu Arben Malaj u ka bërë thirrje socialistëve të reflektojnë për situatën politike në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të eksponentëve kryesorë të lidhur me modelin aktual të qeverisjes. Në reagimin e tij, Malaj e cilëson largimin e Ramës si një “domosdoshmëri urgjente kombëtare”, duke theksuar se reagimi duhet të nisë nga brenda Partisë Socialiste, përpara se të jetë tepër vonë. Shqipëria nuk mund të vazhdojë më nën këtë mënyrë qeverisjeje, ku individë të caktuar kanë kriminalizuar jetën shoqërore, ekonominë dhe politikën. Sot, shpëtimi i vendit nga kjo kapje nuk është thjesht një kërkesë politike, por një detyrim moral e kombëtar. Dorëheqja e Edi Ramës dhe e eksponentëve kryesorë të lidhur me këtë model qeverisës është bërë sot një domosdoshmëri urgjente kombëtare.