VIDEO/ Manaj shënon në Turqi, sulmuesi kuqezi feston me Sivasspor
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ka shënuar një gol në një ndeshje të kampionatit turk, duke konfirmuar formën e mirë që ai kalon këtë sezon.

Rei Manaj ka lënë përsëri gjurmën e tij në kampionatin turk, duke qenë vendimtar për Sivasporin në përballjen ndaj Sanier. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin e barazimit në minutën e 30-të, duke rikthyer ekipin e tij në lojë pas avantazhit të kundërshtarëve. Ndeshja u barazua në shifrat 1-1 falë finalizimit të futbollistit kuqezi.
Me këtë realizim, Manaj shkon në kuotën e tetë golave në kampionat, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon këtë sezon. Ai ka barazuar shifrat me Taulant Seferin dhe të dy ndajnë aktualisht vendin e dytë në listën e golashënuesve më të mirë të kategorisë së dytë turke.