Aktualitet
PS akuzon Berishën: U parapriu sulmet duke sulmuar gjyqtarët!
Partia Socialiste akuzon Sali Berishën për të paraprijë sulmet në Gjykatën e Lartë, duke e akuzuar atë për sulmet verbale ndaj gjyqtarëve që caktuan masa për siguri për protestuesit.

Partia Socialiste ka reaguar pas sulmit me molotovë te Godina e Gjykatës së Lartë, ku u dogjën disa zyra. PS akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha se u parapriu akteve të dhunës me sulmet verbale ndaj gjyqtarëve që caktuan masat e sigurisë për protestuesit.
“Flakët mbi Gjykatën e Lartë i parapriu Sali Berisha, i cili sulmoi gjyqtarët që dhanë masa mbi dhunuesit e ligjit. Nuk ka kthim mbrapa për Shqipërinë”, thuhet në reagimin e socialistëve.