Politikë

Berisha i kërkon dorëheqjen Ramës: Po e çon vendin në konflikt civil

3 min leximPublikuar më

Burimi: Shqiptarja.com ·

Sali Berisha, kryetari i Partisë Demokratike, ka kërkuar sërish dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po e çon vendin drejt konfliktit civil.

Foto nga burimi: Protesta/ Berisha i kërkon dorëheqjen Ramës: Po e çon vendin në konflikt civil - Shqiptarja.com

Ndërsa protesta përshkallëzoi në akte dhune, kreu i PD Sali Berisha në një deklaratë i kërkoi sërish dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po e çon vendin drejt konfliktit civil.

Deklarata e plotë e Berishës

Tirana përjetoi sot ditën e dhunës dhe terrorit më të egër shtetëror ndaj studentëve të rinj dhe qytetarëve, në revoltën e tyre kundër narkoshtetit, kundër padrinos Edi Ramës, zjarrvënesit më të madh në histori të ëndrrave, të idealeve fisnikëtë të të rinjve shqiptarë, të ardhmes së tyre. Sot qytetarët dhe të rinjtë e Tiranës, qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë ishin në një mosbindje të plotë civile. Protestuesit, të rinj, të reja, burra, gra, u përballën si luani me breshëritë e plumbave të vrasësve shtetërorë, me tonelatat e gazit dhe helmeve drejt tyre, por triumfuan. Tirana, kryeqyteti, nuk ka qenë kurrë më shumë se sot në duart e tyre. Mosbindja civile ishte Shkodra, Durrësi, Elbasani, Vlorë, Korçë dhe qytete të tjera. Pra në qoftë se dje ishte dita e grevës së përgjithshme të universiteteve dhe gjimnazëve të vendit, sot ishte dita e mosbindjes civile të përgjithshme të qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit.

Përulum me nderimin më të madh para dhjetëra mijëra qytetarëve që shtruan këtë ditë me guximin, trimërinë, vendosmërinë e tyre epike në një ditë shpresë të madhe për shqiptarët. Janë dhjetëra, dhjetëra të plagosur nga plumba gome me fuqi vdekjeprurëse, të plagosur në kokë, të plagosur në gjoks, të plagosur në krah dhe kudo. Kurrë ndonjëherë, siç kanë përdorur sot narkobanditët me uniforma breshëri të pandërprera plumbash gome nuk janë përdorur më parë.

Edi Rama kërkon gjak. Edi Rama kërkon viktima. Edi Rama i zhytur në krimet me shëmtuar, në vend të dorëheqjes, preferon gjakderdhjen. Në vend të zgjidhjes politike, preferon konfliktin civil. Unë i them Edi Ramës dhe një herë, jep dorëheqjen urgjentish, mos ço Shqipërinë drejt një konflikti civil, sepse do të jesh ti viktima më kryesore e tij. Jep dorëheqjen, hapi rrugën zgjidhjes të denjë për një vend anëtar të Natos, për një vend me aspirata të forta për integrimin europian. Jep dorëheqjen, në emër të ëndrrave, idealeve dhe të ardhmes së shqiptarëve, ndërtues i narkoshtetit më të konsoliduar në Evropë dhe në botë. Jep dorëheqjen, mos u kthe në genin e etërve të tu mizorë, sepse ndëshkimi do të jetë i madh për ty. Njofto një minutë më parë dorëheqjen.

Ndërkohë, shpreh solidaritetin tim me të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, demokratët, pa parti, socialiste, çfarëdo qofshin në këtë protestë. U bëj thirrje qytetarëve, edhe si një akt përgjegjësie të vonuar, edhe si një akt detyrimi prindëror ndaj këtyre të rinjve, edhe si një akt detyrimi qytetar për të rikthyer në këtë vend shpresën e ligjit, liritë, të drejtat e shqiptarëve, të solidarizohen me revoltën si rruga më e sigurt e zgjidhjes më të shkelqyer, por dhe si rruga e drejtë e historisë. Ju bëj thirrje demokratëve, demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha rrethet të mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre për mosbindje civile.

Mosbindja civile në çdo rreth është ndihma më e çmuar për studentët, luftëtarët e lirisë. Për studentët, për gjimnazistët, heronj të vërtetë. Ky regjim i urryer duhet t'i dridhet toka nën këmbë në çdo metër katror të territorit të këtij vendi. Ndërsa, për qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshtojnë drejt kryeqytetit. Këtu është logu, këtu është sheshi, ku fitorja do firmoset nga qytetarët shqiptarë. Edhe një herë, thirrja ime: të gjithë në këmbë, për t'i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer për shqiptarët. Faleminderit.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.