Niveli i sigurimit të depozitave do të rritet në 6 milionë lekë
Projektligji i përgatitur nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) parashikon që niveli i mbulimit të depozitave në banka do të rritet në 6 milionë lekë, ndërsa në momentin e anësimit në Bashkimin Europian, shuma e siguruar do të rritet në vlerën ekuivalente të 100 mijë eurove.

Me ligjin e ri, shuma e sigurimit të depozitave në banka do të rritet në 6 milionë lekë, ndërsa në momentin e anësimit në Bashkimin Europian, shuma e siguruar do të rritet në vlerën ekuivalente të 100 mijë eurove. Projektligji i përgatitur nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) parashikon që niveli i mbulimit të depozitave në banka do të rritet në 6 milionë lekë, ndërsa në momentin e anësimit në Bashkimin Europian, shuma e siguruar do të rritet në vlerën ekuivalente të 100 mijë eurove.
Ligji i ri do të sjellë gjithashtu një ndryshim shumë të rëndësishëm në mënyrën e llogaritjes së primit të sigurimit për bankat anëtare të skemës. Primi i sigurimit nuk do të jetë më uniform dhe i barabartë për të gjitha bankat, por do të përcaktohet mbi bazën e një metodologjie të vlerësimit të rrezikut.
Kjo do të thotë se institucionet financiare që paraqesin rrezik më të lartë do të paguajnë një prim më të shumës, ndërsa ato me rrezik më të ulët, një prim më të lirë. Niveli i sigurimit të depozitave rritet në 6 milionë lekë.
Me ligjin aktual, ASD siguron depozitat bankare deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe depozitat në shoqëritë e kursim-kreditit, deri në shumën e 2 milionë lekëve. Projektligji i përgatitur nga ASD-ja parashikon që niveli i mbulimit, në rast të një ngjarje sigurimi do të jetë deri në 6 milionë lekë për depozitat e agreguara të çdo depozitues në një institucion krediti anëtar të skemës.
Në një fazë të dytë, në momentin e anësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, niveli i mbulimit do të rritet në vlerën ekuivalente në lekë dhe shumë deri në 100 mijë euro për depozitat e agreguara të çdo depozitues në një anëtar të skemës. Direktiva e Bashkimit Europian 49/2014 kërkon që vlera e sigurimit të depozitave bankare në vendet anëtare të jetë të paktën 100 mijë euro dhe projektligji i propozuar nga ASD-ja është në funksion të përafrimit të plotë të legjislacionit.
Projektligji ruan shumicën e pëjashtimeve nga skema e sigurimit të depozitave që parashikohen edhe në ligjin ekzistues. Këto pëjashtime lidhen me depozitat e vetë bankave, depozitat e institucioneve të tjera financiare, si shoqëri sigurimi, fonde investimi apo fonde pensioni, depozitat e institucioneve shtetërore (përveç depozitave të njësive të drejtpërdrejta të ofrimit të shërbimeve), depozitat që rrjedhin nga veprimtari për të cilat është dhënë vendim gjyqësor i formës së prerë për veprën penale të pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, ose të financimit të terrorizmit.
Në listën e depozitave të pëjashtuara, me projektligjin e ri, përfshihen edhe depozitat që plotësojnë kushtet për njohjen si instrumente që përmbushin kërkesën minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara, sipas legjislacionit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme, përshirë rastin kur këto depozita kanë një maturim të mbetur më pak se një vit.
Por, në ndryshim nga ligji ekzistues, projektligji nuk i pëjashton më nga sigurimi depozitat e drejtorit, administratorit në bankë dhe familjarëve të tyre, si dhe depozitat e çdo personi që zotëron 5% ose më shumë në kapitalin e subjektit anëtar ose të aksioneve me të drejta vote në këto subjekt.
Me ligjin e ri, depozitat e administratorëve dhe aksionerëve me pjesëmarrje influencuese në bankë do të sigurohen në të njëjten masë si depozitat e subjekteve të tjera që përfitojnë nga ligji. Llogaritë e përkohshme sigurohen deri në 15 milionë lekë.
Një risi e projektligjit është edhe kompensimi i depozitave me balancë të përkohshme.