Celine Dion rikthen në vëmendje një version të famshëm të fustanit ikonik të vitit 1997
Këngëtarja 58-vjeçare Celine Dion ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi u shfaq me një veshje të zeze skulpturore gjatë koncertit të saj në Paris.

Celine Dion ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi u shfaq me një veshje të zeze skulpturore gjatë koncertit të saj në Paris. Këngëtarja 58-vjeçare u ngjit në skenën e Plenitude Arena të premten në mbrëmje, në koncertin e parafundit të kësaj serie në kryeqytetin francez. Dion zgjodhi një krijim të markes Alaia, me korse të strukturuar dhe fund të gjatë të zi, të cilin fillimisht e mbuloi me një pallto. Këngëtarja riktheu gjithashtu në skenë një moment të rëndësishëm të historisë së saj të modeve, duke prezantuar një version të ri të fustanit të famshëm Chanel, të cilin e kishte veshur fillimisht në ceremoninë e Çmimeve Oscar në vitin 1997. Pamjen e kompletoi me një gjerdan Chanel Comete prej ari të bardhë 18 karatesh, të zbukuruar me 1,080 diamante me peshë tërësore mbi 67 karatesh. Bizhuteria karakterizohet nga një dizajn asimetrik që kujton një yll në lëvizje. Performancat e saj në Paris kanë shënuar një etapë të rëndësishme në rikthimin e këngëtares në koncertet live.