Rama: Protestat e dhunshme janë një përpjekje e madhe për t'ua bërë pamundur policisë
Kryeministri Edi Rama ka cilësuar protestat e dhunshme të ditëve të fundit si një përpjekje e inskenuar nga persona që nuk janë në Shqipëri dhe nuk e duan vendin. Ai ka deklaruar se kush nuk do PS në pushtet po bën dhunën në protestat.

Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar protestat e dhunshme të ditëve të fundit si një përpjekje e inskenuar nga persona që nuk janë në Shqipëri dhe nuk e duan vendin. Ai ka deklaruar se kush nuk do PS në pushtet po bën dhunën në protestat.
Rama ka thënë se protestat vijnë në një moment kur Shqipëria po përparon dhe po i afrohet aspiratave të saj historike. Ai ka ngritur akuza për përdorimin e miturve në vijën e para të protestave, duke deklaruar se kjo e vështiron reagimin e policisë ndaj akteve të dhunshme.
Një tjetër fajtor për protestën sipas Ramës është edhe Irani. "Kjo është një flamur, një përpjekje e madhe për të bërë atyre që i ka ndodhur këtij vendi sa herë që ka pasur vendin në historinë e tij të ngrejë kokën dhe të marrë frymë. Ndërkohë që e ka ngritur kokën më lart se asnjëherë tjetër në historinë e vet dhe ndërkohë që është më afër se kurrë endejes historike, i vjen kjo formë terrorizuese murtaje, e gjitha e inskenuar nga ustallarët që e kam thënë ditën e pare, të cilët nuk janë në Shqipëri dhe nuk e duan Shqipërinë", tha Rama.
Rinia është e inatosur, studentët duan më shumë, duan ndryshim. Kanë gjithmonë dhe e kanë dashur, gjithmonë do ta duan, është në natyrën e qenies së tyre, por me keqardhje të madhe them që kjo rini dhe këta studentë që janë në Bulevard janë pengje të atij grupi tjetërkohëshme tjetër, të atyre me maska, ku përdoren gjerësisht edhe të miturit. Të miturit si ato mburojat për të përpërvetësuar, për të marrë terren, duke ia bërë të pamundur policisë që të reagojë me forcë me fëmijët e vegjël", tha Rama.