Protestat në Bruksel: Gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të qetësuar demonstruesit
Protesta në Bruksel, Belgjikë, për rritjen e kostove të arsimit dhe reforma, me policia duke përdorur gaz dhe ujë me presion për të qetësuar demonstruesit.

Në një situatë trazirash të frymëzuara nga demonstratat me Francën Fqinje, qindra të rinj protestuan sot në Bruksel duke u përballur kështu me policinë. Grupet studentore belge kanë deklaruar se protestat e tyre qëndrojnë kundër rritjes së kostove të arsimit dhe reformave.
Demonstruesit u mblodhën në qendër të Brukselit të pajisur me maska, ndërsa sloganet antifashiste nuk mungonin. Sipas protestuesve, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me presion duke përmbysur edhe automjete.
Ministri i Brendshëm belg, Bernard Quintin, shkroi në platformën X se "ajo që po ndodh në Bruksel nuk është më thjesht një protestë" dhe se "do të përdoren të gjitha mjete të nevojshme për të rivendosur rendin përballë trazirave".