Arrestohet 30-vjeçari që transportonte armë në taksi për në Maqedoni
Një 30-vjeçar nga Dibër u arrestua në flagrancë pasi u gjet me dy armë zjarri dhe municion në një taksi.

Një operacion policor i koduar "Taksia" u zhvillua në Dibër dhe rezultoi në arrestimin e një 30-vjeçarit që transportonte dy armë zjarri dhe municion në një taksi.
Policia e Dibrës, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Drejtorisë Vendore të Policisë, u drejtua drejt një taksi që drejtohej nga një 30-vjeçar. Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan një armë kallashnikov me 13 fishekë, një pistoletë me një fishek në fole dhe një fishek në krehër në sediljen e pasme të automjetit.
Sipas policisë, nga veprimet e para hetimore janë ngritur dyshime se armët ishin marrë në zonën e Tufinës në Tiranë dhe do të kalonin ilegalisht drejt Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Të dy armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Dibrës për vijimin e hetimeve.