Balla: Mediu nuk i ka informuar siç duhet, dhuna në protesta mban vulën e ANTIFA-s
Reagimi i Taulant Ballës ndaj kongresmenëve amerikanë Joe Wilson dhe Robert Aderholt, që kërkuan respektimin e të drejtave të protestuesve paqësorë në Shqipëri.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj qëndrimeve të kongresmenëve amerikanë Joe Wilson dhe Robert Aderholt, të cilët shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve politike në Shqipëri dhe kërkuan respektimin e të drejtave të protestuesve paqësorë.
Përmes një reagimi, Balla pretendon se dy kongresmenët nuk janë informuar siç duhet për situatën në Shqipëri, duke drejtuar gishtin nga deputeti Fatmir Mediu.
"Dy kongresmenëve që paskan komentuar protestat në X mund të ju them vetëm se Fatmir Mediu nuk i paska informuar siç duhet dhe që dhuna dhe rrëmuja kanë vulën e ANTIFA, të cilën vetë PRESIDENTI TRUMP ???????? vjet në shtator e ka shpallur organizatë terroriste", shkruan Balla.
Reagimi i kreu të grupit parlamentar të PS-së vjen pasi kongresmenët republikanë Joe Wilson dhe Robert Aderholt kërkuan që qeveria shqiptare të shmangë çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe të garantojë respektimin e lirive demokratike.
Wilson theksoi se shqiptaret meritonë sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur qëndrimet e tyre, ndërsa nënvizoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në përcaktimin e së ardhmes së vendit.
Nga ana tjetër, Aderholt u bëri thirrje të gjitha palëve të refuzojnë dhunën dhe kërkoi që qeveria të respektojë të drejtat e qytetarëve që marrin pjesë në protesta paqësore.