Stërvitja e përbashkët e NATO-s dhe Forcës Detare Shqiptare në Gjirin e Vlorës
Dy anije të NATO-s dhe tre anije të Forcës Detare Shqiptare po zhvillojnë stërvitjen e përbashkët ushtarake në Gjirin e Vlorës.

Stërvitja e përbashkët ushtarake "Strike 2026" është në zhvillim në Gjirin e Vlorës, ku dy anije të NATO-s dhe tre anije të Forcës Detare Shqiptare janë pjesëmarrëse. Stërvitja ka nisur të premten dhe pritet të vazhdojë deri më 19 tetor. Skenarët e stërvitjes përfshijnë manovra detare dhe angazhimin e forcave ajrore, në kuadër të rritjes së ndërveprimit operacional dhe aftësive të përbashkëta. Ky është stërvitja e dytë e këtij llopi që zhvillohet gjatë këtij viti në Gjirin e Vlorës dhe aktivitetet stërvitore pritet të shtrihen edhe në zonat detare të Durrësit dhe Shëngjinit.