Berisha: Fjalimi i Ramës është një monolog vulgar, dorëheqja e vetmja zgjidhje
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për fjalimin e kryeministrit Edi Rama për protestat studentore dhe incidentet e dhunshme që i shoqëruan. Berisha ka kundërshtuar deklaratat e Ramës për përfshirjen e forcave të huaja dhe përdorimin e dronëve me eksploziv, duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas fjalimit të sotëm të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat e studentëve dhe situatën e krijuar gjatë ditëve të fundit në vend. Berisha e ka cilësuar qëndrimin e kreut të qeverisë si një "monolog vulgar", duke deklaruar se fjalimet dhe mesazhet e tij nuk mund të rikthejnë stabilitetin dhe normalitetin në vend.
Berisha ka kundërshtuar gjithashtu pretendimet e Ramës për kërkesa nga dronë me eksploziv dhe ndikime të forcave të huaja në organizimin apo nxitjen e protestave, duke i cilësuar ato si përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për situatën. "Unë sot dua të ndalem pak në monologun vulgar të Padrinos së vendit dhe theksoj: Edi Rama jep dorëheqjen, çdo cak është kaluar, çdo vijë e kuqe është shkelur," tha Berisha. "Fjalimet nga zyra nuk e kthejnë dot stabilitetin në vend. Videot në 6 të mëngjesit ku ti vjell vrerin e zi nuk qetëson dot situatën alarmante ku ndodhet Shqipëria prej një jave."