Arlind Qori: Mos sakrifikoni për jetën e një maskarai, bëhuni me popullin!
Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka thirrur policët të mos përdorin dhunë ndaj protestuesve dhe të mos përfshihen në përplasje me qytetarët gjatë protestës sotme në Tiranë.

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, u drejtua drejtuesve të Policisë së Shqipërisë gjatë protestës sotme në Tiranë, duke u kërkuar të mos përdorin dhunë ndaj qytetarëve. Ai tha se protestuesit nuk kanë asgjë kundër policëve, por kundër drejtuesve të vendit.
Qori tha se policët duhet të reflektojnë mbi përgjegjësinë që kanë ndaj qytetarëve dhe të mos përfshihen në përplasje me qytetarët. Ai tha se pakënaqësia e protestuesve drejtohet ndaj klasës politike dhe jo ndaj punonjësve të policisë.
"Ju lutem, mos përdorni dhunë, mos sakrifikoni për jetën e një maskarai. Ky që na qeveris sot dhe ai që na ka qeverisur dje. Populli nuk e ka me ju. Ju jeni theksht mes popullit dhe atyre që na qeverisin", tha Qori.
Ai iu drejtua sërish policëve, duke u kërkuar ta shohin situatën jo vetëm nga pozicioni i tyre si punonjës policie, por edhe si prindër dhe qytetarë.
Sipas Qorit, në rast të një revolucioni të mirëfilltë, shumica e policëve do të zgjidhnin të qëndrojnë në krah të qytetarëve.
"Në një revolucion të hajrit, pjesa më e madhe e policisë bëhet me popullin. Mendoni si prindër dhe qytetarë", deklaroi ai.