Balla: Protestuesit janë të paguar, Sali largoji urgjent
Taulant Balla ka reaguar për sulmin ndaj selisë së PS-së në Tiranë, duke akuzuar Sali Berishën për të qëndruar në prapavijën e akteve të dhunës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit ndaj fasadës së selisë së PS-së në Tiranë. Ai ka kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali Berishën, të largojë protestuesit e mbledhur para godinës. Balla e ka akuzuar Berishën se qëndron në prapavijën e akteve të dhunës që kanë shoqëruar protestat në kryeqytet prej gjashtë ditësh. Ai pretendon se protestuesit janë të paguar dhe se janë të lidhur me opozitën. Balla ka shkruar në një reagim në rrjetet sociale: "O Sali, largoji urgjent njerëzit që çove tek selia e Partisë Socialiste! Janë të gjithë njerëzit e tu të paguar nga ti dhe nga Agron Shehaj, Arlind Qorrri dhe duart e huaja. Kush donte prova e kujt është protesta besoj e mor". Kjo reagim është bërë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa protesta vijon të shoqërohet me përplasje në Tiranë.