Protestuesit zhvendosen te "Zogu i Parë", thyejnë xhama të bizneseve dhe djegin kosha
Protestuesit janë zhvendosur në bulevardin "Zogu i Parë" pasi policia i shpërndau nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit". Ata kanë thyer xhamat e bizneseve private dhe kanë ndaluar një ambulancë për të kontrolluar çfarë transportonte.

Vijon kaosi në rrugët pranë qendrës së Tiranës. Pasi policia i shpërndau nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit janë zhvendosur në bulevardin “Zogu i Parë”. Disa prej tyre kanë thyer xhamat e bizneseve private, ndërsa në të njëjtin bulevard, protestuesit kanë ndaluar edhe një ambulancë për të kontrolluar se çfarë transportonte. Po ashtu, koshave të mbeturinave u është vënë flaka dhe janë vendosur në mes të rrugës.