Aktualitet
Tensionet në protestë, policia përdor plumba gome, protestuesit përgjigjen me gurë
Tensionet në protestë janë përshkallëzuar në qendër, pasi policia ka përdorur plumba gome për të penguar avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë.

Situata në qendër është përshkallëzuar, ndërsa raportohet për përdorimin e plumbave të gomës nga policia gjatë përballjes me protestuesit. Përdorimi i tyre vjen pas tensioneve të krijuara në zonë, ku policia ka përdorur më herët gaz dhe ujë, ndërsa protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të forcave të rendit. Përplasjet po zhvillohen pranë kordonit policor, i vendosur për të penguar avancimin e protestuesve drejt Kryeministrisë.