Komisioni Evropian: Dhunës nuk ka vend në një shoqëri demokratike
Komisioni Evropian ka dënuar dhunën e regjistruar gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë.

Komisioni Europian ka dënuar dhunën e regjistruar gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, duke bërë thirrje që personat përgjegjës të mbahen para drejtësisë përmes një procesi të rregullt ligjor. Në deklaratën e tij, Komisioni Europian dënon zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private, duke theksuar se dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike. Komisioni Europian thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore europiane, të cilat duhen respektuar dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Komisioni Europian ka theksuar se ata që janë përgjegjës duhet të mbahen përgjegjës përmes një procesi të rregullt ligjor dhe se ankesat duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.