Kisha Orthodhokse reagon pas incidentit në oborrin e Katedrales në Tiranë: Distancohuni nga dhuna
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar për incidentin në oborrin e Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë, duke thirrur qytetarët të distancohen nga dhuna dhe të kërkojnë hapësira dialogu për zgjidhjen e konflikteve.

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka lëshuar një reagim zyrtar për ngjarjet që ndodhën në oborrin e Katedrales "Ngjallja e Krishtit" në Tiranë gjatë protestës së pasdites të të rinjve. Kisha shpreh shqetësimin për ngjarjet dhe thekson se vendet e shenjta nuk duhet të kthehen në hapësira konfliktesh dhe përplasjesh.
Katedralja "Ngjallja e Krishtit" është një vend i shenjtë i lutjeje, ku kryhen shërbesat e shenjta dhe ku predikohet kultura e paqes. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë thirrje qytetarëve të distancohen nga dhuna dhe të kërkojnë hapësira dialogu për zgjidhjen e konflikteve. Reagimi i Kishës vjen në një ditë të tensionuar në Tiranë, ku protesta e të rinjve është shoqëruar me incidente dhe përplasje në disa zona të kryeqytetit.