Ndalimi i auto-ambulancave nga protestuesit, Urgjenca: Nuk transportojnë gaz lotsjellës, po rrezikoni jetët e pacientëve
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore ka reaguar në lidhje me pretendimet se auto-ambulancat përdoren për të transportuar gaz lotsjellës. QKUM-ja i ka hedhur poshtë këto aludime duke theksuar se atuo-ambulancat dhe ekipet mjekësore janë në terren vetëm për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për ndihmë të shpejtë.

Nëpërmjet një reagimi zyrtar, QKUM-ja shprehet se pengimi i qarkullimit dhe aktet e dhunës ndaj ambulancave apo ekipeve mjekësore vonojnë ndërhyrjen emergjente dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e pacientëve në nevojë, si dhe sigurinë e stafit mjekësor.
QKUM-ja ka përcaktuar një listë të targave të mjeteve që janë në shërbim aktiv, duke përfshirë AC 410 AC, AC 878 AC, AC 656 AC, AC 342 AC, AB 657 CF, AB 703 CF, AB 946 CF dhe AB 776 CF, si dhe AA 813 VU, AA 874 VU, AB 245 FV dhe AB 846 CF.
Për çdo urgjencë mjekësore, QKUM-ja i këshillon qytetarët të telefonojnë menjëherë në numrin pa pagesë 127.