Protestuesit sulmojnë selinë e PS-së me gurë dhe molotovë
Protestuesit janë rikthyer te selia e Partisë Socialiste në Tiranë, ku kanë nisur të hedhin gurë dhe kokteje Molotov në drejtim të godinës, duke krijuar një tjetër vatrë tensionesh gjatë ditës së gjashtë të protestave kundër qeverisë së Edi Rama.

Protestuesit janë rikthyer te selia e Partisë Socialiste në Tiranë, ku kanë nisur të hedhin gurë dhe kokteje Molotov në drejtim të godinës, duke krijuar një tjetër vatrë tensionesh gjatë ditës së gjashtë të protestave kundër qeverisë së Edi Rama.
Godina e partisë në pushtet u sulmua edhe gjatë paradites, kur demonstruesit u përballën me disa individe që ndodheshin brenda saj. Këta persona dolën nga ndërrtesa me shkopinj druri dhe u konfrontuan me protestuesit.
Sulmi vjen pas disa orësh përplasjesh të ashpra mes demonstruesve dhe forcave të policisë në qendër të kryeqytetit.
Selia e PS-së është kthyer sërish në një nga pikat ku është përqëndruar protesta. Demonstruesit janë zhvendosur drejt godinës së partisë në pushtet dhe kanë nisur të hedhin mjetet ndezëse dhe gurë.
Më herët, përplasjet u përshkallëzuan para Ministrisë së Brendshme, ku dera kryesore e godinës u perfshi nga flakët pas hedhjes së koktejeve Molotov dhe fishekzjarëve.
Një tjetër incident i regjistruar është në Rrugën “Mine Peza”, ku protestuesit sulmuan me molotov Komisariatin Nr. 3, duke shkaktuar zjarr në katin e parë.
Gjatë ditës, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe automjetë ujëhedhës për të shpërndarë turmën, ndërsa demonstruesit janë zhvendosur vazhdimisht nga një zonë në tjetrën e Tiranës. Përplasje të forta u regjistruan edhe në Sheshin Skënderbej, ku disa të rinj tentuan të ngjiteshin mbi automjetet ujëhedhës të policisë.