Aktualitet
Protestuesit “strehohen” në selinë e PD-së, policia i pret jashtë dere
Protestë në Tiranë, policia i pret jashtë selinë e PD-së dhe deputeti Eno Bozdo deklaron se janë sulmuar me gaz.

Tensione janë shënuar gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë, ku disa prej protestuesve janë strehuar në selinë e Partisë Demokratike. Nga ana tjetër, policia i pret jashtë dyerve të godinës. Ndërkohë, deputeti i PD-së, Eno Bozdo, ka deklaruar për mediat se janë sulmuar me gaz lotsjellës nga policia.