Aktualitet
TIRANA: Protestuesi i ndaluar në Parkun Rinia, goditur me shkop gome
Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndaluar një protestues në Parkun Rinia në Tiranë, duke përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Forcat e Policisë së Shtetit kanë ndaluar një protestues në Parkun Rinia në Tiranë, duke përdorur gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës. Incidenti është regjistruar gjatë një aksioni të policisë në qendër të Tiranës për ndalimin e protestuesve. Efektivët e forcave "Shqiponja" kanë ndaluar një të ri dhe e kanë goditur me shkop gome gjatë ndërhyrjes. Në të njëjtin zonë janë shoqëruar edhe protestues të tjerë që ndodheshin në park.