Aktualitet

Rusia i përgjigjet Rames: Protestuesit janë qytetarët e Shqipërisë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar në deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, duke iu drejtuar kryeministrit dhe duke thënë se protestuesit janë qytetarët e Shqipërisë.

Foto nga burimi: “Janë qytetaret tuaj që kanë dalë në protestë”, Rusia i përgjigjet Ramës: Rregulloni problemet e brendshme

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka reaguar në një deklaratë të cilën e ka shpërndarë në rrejte sociale edhe selia e diplomacisë së Moskës në Tiranë. Zakharova duke iu drejtuar kryeministrit Rama tha se ‘në protestë kanë dalë qytetarët tuaj’ duke shtuar se Shqipëria duhet të rregullojë problemet e brendshme. “Raportet e mediave: ‘Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepër e të huajve që nuk duan që Shqipëria t’i bashkohet BE-së. Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet t’i hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme” , thuhet në deklaratën e plotë të Zakharovës.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.