TIRANA NË KAOSE: 28 TË LËNDUAR, 19 POLICË, 1 GAZETAR, 4 PROTESTUES DHE 4 KALIMTARË
Protestat në Tiranë janë shpërthyer në dhunë dhe ka pasur të lënduarë në numër të madh. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar se 28 persona kanë marrë shërbim mjekësor, duke përfshirë 19 policë, 1 gazetar, 4 protestues dhe 4 kalimtarë.

Protestat në Tiranë kanë shpërthyer në dhunë dhe ka pasur të lënduarë në numër të madh. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar se 28 persona kanë marrë shërbim mjekësor, duke përfshirë 19 policë, 1 gazetar, 4 protestues dhe 4 kalimtarë.
Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar, 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësues i medias dhe 4 kalimtarë. Aktualisht në urgjencën e SUT po merr trajtim 1 efektiv policie, ndërsa përfaqësuesja e medias është shtruar për ekzaminime të mëtejshme, gjendja shëndetësore është e mirë.
Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar, 2 efektivë policie dhe 3 protestues. Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh mirënjohjen dhe falënderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, ndërsa mbetet e angazhuar në misionin e saj të përhershëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke garantuar kujdes shëndetësor me përkushtim, pa dallim dhe në çdo rrethanë.