Aktualitet

Protesta në Tiranë: 28 të lënduar, 19 policë, 1 gazetar, 4 protestues dhe 4 kalimtarë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Protesta në Tiranë, 28 të lënduar, 19 policë, 1 gazetar, 4 protestues dhe 4 kalimtarë

Foto nga burimi: Protesta në Tiranë/ Ministria e Shëndetësisë: 28 të lënduar në total, 19 policë, 1 gazetar, 4 protestues dhe 4 kalimtarë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një përditësim rreth të lënduarve të protestuesve dhe efektivëve të policisë gjatë ditës së sotme. Në Spitalin Universitar të Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 23 të lënduar, 17 efektivë policie, 1 protestues i mitur, 1 përfaqësues i medias dhe 4 kalimtarë. Aktualisht, vetëm njëri prej efektivëve vijon të marrë shërbim mjekësor në urgjencë, ndërsa personat e tjerë janë larguar pas marrjes së këshillës mjekësore.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” janë paraqitur 5 të lënduar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh mirënjohjen dhe falenderimin për të gjithë mjekët, infermierët dhe ekipet shëndetësore, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi po ofrojnë kujdesin e nevojshëm për çdo të lënduar, ndërsa mbetet e angazhuar në misionin e saj të përhershëm për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, duke garantuar kujdes shëndetësor me përkushtim, pa dallim dhe në çdo rrethanë.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.