Berisha: Regjimi do të dridhet, ne do të mbrojmë të miturit
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se regjimi do të dridhet dhe se demokratët do të mbrojnë të miturit pas një incidenti në selinë e partisë ku policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu pak minuta pas incidentit në selinë e partisë, ku disa të rinj hynë në godinë gjatë protestave dhe efektivët hodhën gaz lotsjellës.
Berisha tha për mediat se Policia dhunoi oborrin e PD-së në mënyrë kriminale. Sipas kryedemokratit, ka skenar për të sulmuar PD-në, ndërsa shtoi se të miturit po merren në mbrojtje nga demokratët.
"Në oborr ishin demokratë dhe u hodh gaz lotsjellës. Këtu në PD është një rrugë kalimi, Policia në mënyrë kriminale dhunoi oborrin e PD-së. Hodhën sasi të mëdha të bombolave të gazit, pa pasur asnjë lloj provokimi. Sasitë e gazit kanë qenë kolosale, i kanë helmuar njerëzit. Edi Rama është në qelia e burgut. Paralajmëroj Edi Rama se demokratët janë në këmbë më shumë se kurrë në Tiranë, por edhe në mbarë Shqipërinë, nga Saranda deri në Tropojë.
Regjimi do të dridhet, nesër është një ditë e mosbindjes civile. Ka skenar për të sulmuar selinë e PD-së. Edhe sikur policia të ketë qenë duke sulmuar të miturit, ne mbrojmë të miturit. Ne do i marrim në mbrojtje.
Njerëz me maska në qelinë e PD? Sot kanë maska të gjith njerëzit, për shkak të gazit. Policia sillen si lopë të çmendura ndaj protestuesve. Do qëndrojmë deri në rrëzimin e narko-shtetit," tha Berisha.