Milan fiton në San Siro, Atalantën e mban në humbje
Milan fitoi në San Siro, në një ndeshje të Serie A, duke mposhtur Atalantën me rezultatin 3-2. Kjo fitore i ngjit skuadrën e kuqezinjve në 15 pikë, ndërsa Atalantën e mban në humbje.

Milan fitoi në San Siro, në një ndeshje të Serie A, duke mposhtur Atalantën me rezultatin 3-2. Kjo fitore i ngjit skuadrën e kuqezinjve në 15 pikë, ndërsa Atalantën e mban në humbje.
Ndeshja filloi me një fillim i vrullshëm për Milan, me Pulisic që pa t’i anulohej një gol për pozicion jashtë loje. Atalanta, e cila ka probleme me dëmtimet, gjërat u përkeqësuan pasi në minutën e 20 humbi Kolasinac për një shqetësim muskular. Por i sapoaktivizuari në fushën e lojës vetëm 2 minuta më vonë u bë protagonist negativ; preku me dorë një top pas një gjuajtje të Musah dhe arbitri akordon penallti për Milanin pas rishikimit të episodit në VAR. Gonçalo Ramos shkoi të pika e bardhë dhe e dërgoi topin në rrjetë me kuqezinjtë që marrin avantazhin 1-0.
Bergamaskët e kishin të vështirë të reagonin dhe në minutën e 43 Milani shënoi sërish; Moriera gjeti Rabiot në zonë me francezin që e çoi rezultatin në 2-0 rezultat me të cilat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshonin dhe ishte Milani që kërkonte më shumë. Në minutën e 55 një tjetër 11 metërsh u akordua për Milanin, edhe në këtë rast për prekje të topit me dorë pas kontrollit në sistemin VAR. Ramos shkoi sërish te pika e bardhë, këtë radhë Carnesecchi e priti gjuajtjen e tij, por në goditjen e këndit të fituar menjëherë më pas Gila shënoi golin e tretë pas një asisti të Rabiot.
Atalanta u zgjua në 30 minutat e fundit dhe pas një shtylle të Krstovic në minutën e 66, ishte Gaetano ai që shkurtoi diferencën dhe më pas në minutën e 81, Krstovic shënoi golin që e çoi rezultatin në 3-2 duke ndezur minutat e fundit por nuk pati asgjë më shumë me Milanin që mori këtë fitore që e ngjit në 15 pikë, ndërsa Atalanta mbetet me 9.