Valët e protestave në Evropë: Parisi në zemër të trazirave
Protestat sociale dhe politike kanë shtrirë në tërë Evropën, duke përfshirë Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën. Demonstratat kanë qenë shoqëruar me dhunë, zjarr, dhe dëme materiale në disa qytete.

Protestat në Evropë kanë marrë një ngacmim të ri, duke përfshirë Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën. Rreth 700 mijë persona morën pjesë në demonstratat e fundjavës në Francë, ndërsa autoritetet raportuan mbi 1800 arrestime. Parisi është ndër vendet më të prekura nga protestat.
Protestat u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve, kostoja e jetesës dhe pakënaqësia për shërbimet publike, veçanërisht në arsim. Në disa qytete, grupe personash të maskuar sulmuan biznese, dogjën automjetet dhe u përplasën me policinë, ndërsa shumica e demonstratave vijoi në mënyrë paqësore.
Tensionet u përhapën edhe në Itali, ku demonstratat u shoqëruan me përplasje në Milano dhe Bolonjë. Në Milano, policia përdori gaz lotsjellës pasi u sulmua me gurë dhe sende të tjera. Persona të maskuar tentuan të hyjnë në galerinë tregtare, ndërsa dyqanet mbyllën qepet dhe stacioni i metrosë Duomo u mbyll përkohësisht.
Në Gjermani, më shumë se 45 mijë nxënës dhe të rinj protestuan në rreth 100 qytete, përfshirë Berlinin, Hamburgun, Mynihun dhe Frankfurtin. Në Spanjë, kriza e strehimit dhe rritja e çmimeve të qirave kanë nxitur protesta në Madrid.
Përtej protestave, një tjetër front po merr rendësi për sigurinë evropiane: lufta hibride. Ajo nuk zhvillohet vetëm përmes fuqive ushtarake, por edhe përmes sulmeve kibernetike, propagandës, dezinformimit dhe operacioneve të ndikimit që synojnë të shfrytëzojnë krizat e brendshme.