Sekretari i Mbrojtjes Amerikan takohet me Netanyahu në një kohë të tensionuar për Izraelin
Sekretari i Mbrojtjes Amerikan, Pete Hegseth, ka mbajtur një takim të paparalajmëruar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në një kohë kur Izraeli përballet me pasiguri politike përpara zgjedhjeve parlamentare.

Vizita e Sekretarit të Mbrojtjes Amerikan në Izrael vjen në një kohë të tensionuar për rajonin, ndërsa deri më tani nuk dihen detajet e diskutimeve të takimit të tyre. Kryeministri Netanyahu përballet me pasiguri politike përpara zgjedhjeve parlamentare, pasi sondazhet sugjerojnë se koalicioni i tij nacionalist dhe fetar mund të humbasë shumicën në parlament. Megjithatë, edhe opozita mund të ketë vështirësi në formimin e një qeverie të re.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen e tij të plotë për Netanyahu përmes një postimi në platformën Truth Social, duke e vlerësuar kryeministrin izraelit si aleat të SHBA-së në luftën kundër Iranit dhe duke deklaruar se ai nuk do të heqë mbështetjen e tij. Ndërkohë, zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka mbajtur një qëndrim të rezervuar, duke deklaruar në një intervistë se nuk do të përfshihet në zgjedhjet izraelite dhe duke theksuar se fokusi i tij është në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA.
Takimi mes Hegseth dhe Netanyahu vjen në një periudhë të tensionuar për rajonin, ndërsa ende nuk ka informacione zyrtare mbi temat konkrete të diskutuara gjatë vizitës.