Rama: Protestuesit nuk janë të rinjtë që duan një Shqipëri të mirë
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protestuesit nuk janë të rinjtë që duan një Shqipëri të mirë, por janë të verbër, njerëz pa shkollë, viktima të shumëkakët që adhurojnë gurin, molotovin dhe godasin policinë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar këtë të hënën se kapuçonët e zinj në protestë nuk janë të rinjtë që duan një Shqipëri të mirë, por janë të verbër, njerëz pa shkollë, viktima të shumëkakët që adhurojnë gurin, adhurojnë molotovin, ato llastiqet që godasin policinë, që iu sulen dyqaneve si brumbuj që brejnë gjakun e familjeve që jetojnë me ato dyqane.
Sipas Ramës, kjo masë nuk mund të adhurohet, por ka nevojë për psikolog, ka nevojë për tu trajtuar nga shoqëria si të rinjtë që vijne nga periferitë për të shkatërruar qendrën.
“Të rinjtë dhe të reja të ideologjizuar dhe ekstremizuar në trysninë e asaj force të errët që shfaqet edhe në Evropë dhe në Amerikë, Antifa.
Është një fatkeqësi kombëtare që forcat e policisë që djemtë, vajzat, burrat dhe gratë dhe të gjithë ju nën uniformë, jeni jo vetëm në sulmin e gurëve por dhe ekraneve. Është absolutisht rrethëse pasi siç tha ministri kjo po ndodh në Francë, Belgjikë, Portugali, por asnjë parti politike nuk ka dalë të mbajë anën e dhunuesve dhe të brohorasë flakët mbi institucionin.
Pas kapuçonëve nuk ka të rinj që duan një Shqipëri të mirë ka vetëm të verbër, njerëz pa shkollë, viktima të shumëkakët që adhurojnë gurin, adhurojnë molotovin, ato llastiqet që godasin policinë, iu sulen dyqaneve si brumbuj që brejnë gjakun e atyre familjeve që jetojnë me ato dyqane. Si mund të adhurohet kjo masë që ka nevojë për psikolog, ka nevojë për tu trajtuar nga shoqëria si të rinj që vijne nga periferitë për të shkatërruar qendrën”, tha Rama.